Gjatë takimit me demokratët e Fierit, Sali Berisha ka zbuluar se si do të procedohet brenda partisë, në mënyrë që aty të zhvillohet një referendum, lidhur me vendimin personal të Bashës, për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD.

Berisha tha se Basha është një hipokrit, sepse në fushatë fliste për aplikimin e referendumeve në Shqipëri, ndërkohë që ka hequr referendumet nga statuti i partisë. Megjithatë, sipas Berishës ka një procedurë që do të mundësojë një referendum në PD.

Do të thërrasim referendumin, do të flisni ju në referendum.

Ai tha në fushatë do të hapim referendumet. Thashë unë, qenka frymëzuar nga modeli zviceran. Kush shoh unë, ka hequr referendumin nga statuti i partisë.

Atëherë marrim kuvendin, vendos kuvendi dhe shkojmë në referendum.

Jemi në krizë të thellë, do ta kapërcejmë të gjithë sëbashku“, tha ndër të tjera Berisha./ TPZ.al.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re