Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka replikuar me deputetët e mazhorancës, pas tërheqjes së tyre nga kërkesa për të thirrur si dëshmitarë, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha në cilësinë e ish-ministrit të Brendshëm.

Deputeti Salianji u shpreh se tërheqja e tyre u bë për një arsye dhe sipas tij, iu është për “tërhequr veshi në parti që ‘mos u merrni me atë’”.

Salianji: Pasi zonja Gjylameti bëri dy propozime, Berishën dhe Bashën, që nuk besoni se ka ndonjë dëshirë të madhe të jetë, meqë ra fjala. Gogu bëri një kërkesë që të vijë Bardhi, e kam thënë në këtë seancë me zë dhe figurë që propozimet tuaja pranohet.

Në të drejtën time si kryetar i Komisionit, që bëj planin paraprak të hetimit, do t’i shtoj të 3 personat tuaj që ti japim komisionit gjithë përfshirje dhe të tejkalojmë sherret që janë bërë në Komisione të mëparshme që të arrijmë në produkt të përbashkët.

Keni mbi 1 orë që flisni për këtë çështje dhe nuk ishte pjesë e rëndit të ditës, në fund është e drejtë. E keni bërë për një arsye, nëse ju kanë tërhequr veshin në parti që “mos u merrni me atë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re