Në këto momente të vështira, Sali Berishës dhe familjes së tij i duhen sa më shume kamikazë, por edhe njerëz torollakë, për ta mbrojtur.
Dhe kush më mirë se Aldo Bumçi, mund ta bëjë më mirë këtë rol.
Duke komentuar vendimin e djeshëm të presidentit amerikan Joe Biden, që përkqeëson akoma edhe më shumë gjëndjen e familjes Berisha, Aldo ka thënë në televizionin e familjes Berisha, se ai është një vendim i shumëpritur.
Kjo, pasi sipas tij, tani Ballkani shpëton nga cënimi i kufijve.
“Ky është një urdhër i shumëpritur, i mirëpritur, një lajm shumë i mirë për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën, për Shqipërinë, sepse na tregon që superfuqia e botës, në nivelin më të lartë në zyrën më të fuqishme Shtëpinë e Bardhë, presidenti Biden kthen vëmendjen në këtë rajon të vogël.
Në një botë që ka kriza dhe sfida shumë të mëdhaja është lajm shumë i mirë që SHBA kthejnë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor.
Dhe çfarë thotë ky urdhër ekzekutiv? Thotë që çfarë është ndërtuar në këto 26 vjet gati 3 dekada, që nga marrëveshja e Dejtonit, konferenca e paqes në Londër për Bosnjen, Rezoluta për Kosovën, marrëveshja e Prespës, e Ohrit etj që lidhen me gjykatat ndërkombëtare penale, janë arkitektura që siguron Ballkanin Perëndimor. Dhe dy elementë që dua të theksoi nga ky urdhër.
Flitet për integritetin territorial të vendeve të rajonit.
Flitet për pacënueshmërinë e kufijve.
Kjo është siguria se SHBA i qëndron investimit të saj prej tre dekadash në rajon”, thotë ai.
Fakti që Berisha thërret në ndihmë Aldon e gjorë për ta ndihmuar, tregon se sa i dëshpëruar është, pasi ai më shumë se sa e ndihmon, e bën qesharak.
