Berishën e presin me daulle në Dibër: Dëgjoi Edi Rama si bien ato se s’janë për dasmë por për betejë, do përballesh dhëmbë për dhëmbë me demokratët

berisha-a-a-590x354-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sali Berisha po zhvillon “Foltoren” e tij të dhjetë me demokratët në Dibër ku e kanë pritur me daulle.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i dëgjojë ato daulle, pasi nuk janë dasme, por beteje.

Berisha ka theksuar se do të ringrihen dhëmbë për dhëmbë.

“Ne do të ngrihemi fuqishëm, dhëmbë për dhëmbë ndaj këtij regjimi që po spatron Shqipërinë nga shqiptarët. Ato daulle nuk janë dasme, por beteje, do përballesh me demokratët për të gjitha këta që ke bërë.

PD është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjshme. Ju kërkoj ndjesë, sepse gjatë këtyre viteve, nuk kam ngirtur para jush problemet me të cilat përballej PD, pavarësisht se unë ia kam thënë kryetarit të saj. Në 2017 i kërkova dorëheqjen, duhet të vendosja të rikthehesha, për të mos pasur më Ramën në këtë mandat”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se Rama ka bllokuar shpresën e shqiptarëve dhe opozita nuk ka bërë asgjë të bllokojë qeverinë

E keqja s’ka fund, një pjesë e kësaj është gjendja në të cilën është PD prej kryetarit të saj. Sot Edi Rama ka bllokuar integrimin, ka vrarë masivisht shpresën e shqiptarëve. Po ku është opozita çfarë bëri.

Më falni për shprehjen por, opozita i bëri fresk qevesirsë se nuk qe i aftë të imponojë asnjë nismë tjetër”, shprehet Berisha.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë