Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është shprehur se çështja Beleri i përket drejtësisë, ndërsa akuzave të ish-kryeministrit se po pengon betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, ai tha se ka kohë që Sali Berishën nuk e merr më seriozisht.

Përsa i përket çështjes së betimit, Manja kërkoi që të lexohej vendimi i Gjykatës së Lartë.

“Me thënë të drejtën ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën se ka kohë që e ka humbur sension e kohës dhe realitetit. Qëndrimi ynë është konstant. Çështja Beleri i takon drejtësisë dhe përsa i përket çështjes së betimit, do t’ju lutesha të njiheshit me vendimin e Gjykatës së Lartë e cila ka zgjidhur ngërçin mes asaj të Durrësit dhe GJKKO lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Belerit për t’u lejuar të betohet.

 Në vendimin e Gjykatës së Lartë, në pikën 55 mos gaboj, gjendjet arsyetimi i saktë që ka të bëjë me qëndrimin ligjon që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve.

 Pastaj për pjesën tjetër se çfarë deklaron Berisha, ka kohë që është jashtë realitetit”, tha Manja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re