Ndërkohë që liderë të ndryshëm të qendrës së djathtë europiane nuk i kanë hedhur as ujë zjarrit për vetë-emërimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, bie në sy edhe mungesa e një mesazhi nga ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán, një nga aleatët më të përfolur të Berishës.
Heshtja e Orbanit vjen në një kohë kur vetë lideri hungarez po përballet me një realitet të ri politik, pasi ka humbur pushtetin pas 16 vitesh qeverisje dhe tani është në opozitë.
Ironikisht, disa javë më parë ishte vetë Berisha që përshëndeti fitoren e kryeministrit të ri hungarez Péter Magyar, rivalit që i dha fund epokës së Orbanit në Budapest.
Për analistët, mungesa e reagimeve nga figurat që deri më tani mendojnë se janë natyralë të Berishës në Evropë, debatin mbi peshën dhe përgjigjen e tyre si non grata.
Mesa duket, i mjafton mbështetja e republikanit Fatmir Mediu./ TemA
