Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në fjalën e saj në seancën plenare, ka folur në lidhje me kërkesën e bërë nga shtatë deputetë të opozitës për interpelancë me Edi Ramën, për tenderat që kryeministri i ka dhënë familjarëve tij.

I pari që ka firmosur është Sali Berisha, emri i të cilit nuk u lexua nga drejtuesja e seancës, duke nxitur irritim të opozitës, me Vokshin e cila tha se nuk guxoni t’i përmendi as emrin, pasi keni frikë nga fjala e tij.

Ajo shtoi se Rama ka dhënë dhjetëra tendera, vajzës dhe baxhanakut të tij me vlerë miliona euro.

Po ashtu akuzoi se Beqja, mbi të cilin rëndojnë qindra akuza, lëviz ende i lirë nëpër Tiranë.

Vokshi: Nuk guxoni ti thoni as emrin, është firmosur nga Sali Berisha, ai ka firmosur i pari. Eshtë e turpshme.

Me vjen keq po ju po abuzoni me atë pozicion që ju eshte deleguar. Nuk mund të komentoni asnjë fjalë të asnjë deputeti të opozitës, nuk mund të ndërhyni. Kush jeni ju që na mësoni edhe për cfarë do flasim sot.

As nuk e fusni  në rend të ditës, as nuk ia lexoni Berishës, sepse ai ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate që i ndalon Berishës të ushtrojë të drejtën e deputetit. Jeni ju që keni frikë nga Beisha dhe po i mohoni një të drejtë kushtetuese.

E kemi kërkuar këtë interpelancë, 7 deputetë. Kemi kërkuar të prezantohen dhjetëra tendera që Rama ia ka dhënë familjarëve të tij.

Nëse kjo nuk ka lidhje me institucionet shtetërore, atëhere me cfarë ka lidhje.

Pse e ka kërkuar Berisha këtë?

Sepse ka vite e vite që ka denoncuar me argumenta që i gjithë shteti, qeveria me në krye Edi Ramën është vënë në shërbim të familjes kryeministrore.

Rea Xhillari ka përfituar 33 pagesa për kontrata publike me vlerën 1.9 miliard lek. Armand Frangu, ka përfituar 51 tendara publikë me vlerë 21.7 milion euro.

Kontratat sekrete që i ka përfituar Ilir Beqja me barxhakun e kryeministrit. Beqaj që ka një mijë akuza, vazhdon të lëvizë i lirë nëpër Tiranë, duke shkatërruar provat.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re