Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter ka përgëzuar Parlamentin, Presidentin dhe KED-në, në lidhje bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese duke përzgjedhur ditën e sotme dhe anëtarin e 6-të.
Soreca shprehet se kjo arritje është një hap kryesore për përmbushjen e kushteve të nevojshme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës.
Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamenti, KED dhe Institucionet e tjera për të dhënë një rezultat kaq të rëndësishëm, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën e drejtësisë. Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar së pari tryezën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë“, shkruan Soreca në Twitter,
/faxweb
