Abaz Doku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë dritën jeshile nismës së krijimit të një regjistri kombëtar të autorëve të krimeve seksuale.

Mësohet se kjo nismë është miratuar ditën e sotme, gjatë mbledhjes së zhvilluar duke i dhënë ‘po’-në fletës tip, për grumbullimin e firmave nga 20000 zgjedhës, përmes së cilës nismëtarët e projektligjit do të mund të mbledhin firmat për t’i hapur rrugë propozimit të tij në kuvend.

“Kanë të bëjnë me titullin, numrin e kartës së identitetit apo pasaportës dhe me riformatimin e faqes nga mbrapa të fletës tip,”- bëri me dije KQZ-ja ndër të tjera.

Kërkesa në KQZ u bë nga përfaqësuesja e nismës ligjvënëse dhe e Qendrës Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Iris Lurasi; Ines Leskaj përfaqësuese e shoqatës “Rrjeti i fuqizimit të gruas në Shqipëri” si dhe Mirela Arqimandriti, përfaqësuese e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim.

Këta të fundit e morën nismën pas publikimit të rastit të 15-vjeçares që u përdhunua nga roja i shkollës, Abaz Doku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re