Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka kundërshtuar minimin e aleancës së sigurisë së NATO-s, e cila është përgjigjja më e mprehtë e Berlinit ndaj kritikave nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron i tha The Economist në fillim të kësaj jave se NATO ishte “në një gjendje vdekjeje klinike” për shkak të mungesës së koordinimit dhe paparashikueshmërisë së presidentit amerikan Donald Trump

– Do të ishte e gabuar të minohet Aleanca. Pa SHBA, as Gjermania dhe as Evropa nuk janë në gjendje ta mbrojnë veten në mënyrë efektive – shkruan Mas në një kolonë te Die Spiegel.

Por Mas mbështeti thirrjen e Macron për forcimin e aftësive ushtarake të Evropës.

– Kjo është arsyeja pse së bashku me Francën jemi duke punuar shumë për të ndërtuar një Evropë që do të bashkëpunojë shumë më ngushtë për çështjen e politikës së sigurisë – shkroi Mas.

Ai paralajmëroi që BE dhe NATO nuk duhet të kundërshtojnë njëri-tjetrin.

– Po, ne duam një Evropë të fortë dhe sovrane, por si pjesë e një NATO-je të fortë, jo si një zëvendësim për të – thotë Mas.

Mas bëri thirrje për krijimin e një Këshilli Evropian të Sigurisë, nga i cili Mbretëria e Bashkuar do të ishte anëtare, pavarësisht daljes së Londrës nga BE.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re