Berlini e bëri të qartë se nuk e njeh fitoren e Vladimir Putin si legjitime.

“Qeveria federale nuk i konsideron zgjedhjet në Rusi si të lira dhe të drejta”, tha zëvendës zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas Berlinit, nuk ishin zgjedhje demokratike, rezultati ishte qartësisht i paracaktuar dhe fushata zgjedhore u karakterizua nga një klimë frikësimi.

 “Ju e dini që ne nuk i shohim këto të ashtuquajtura zgjedhje as të lira, as të ndershme. Rezultati ishte qartësisht i paracaktuar. Sipas mendimit tonë, këto nuk ishin zgjedhje demokratike. Kandidatët realë nuk u lejuan. Kishte gjithashtu një klimë frikësimi dhe arrestimesh. Nuk ka liri të fjalës në Rusi. Rusia tani është një diktaturë dhe drejtohet në mënyrë autokratike nga Vladimir Putin”, tha zëvendës zëdhënësja e qeverisë.

Zëdhënësja u pyet vazhdimisht se si do ta quajë Berlini Vladimir Putin tani e tutje, pasi nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve.  Hoffman theksoi se pyetja nuk vlen, pasi aktualisht nuk ka asnjë komunikim me palën ruse.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re