Samiti i Berlinit, i cilësuar si mekanizmi i parapërgatitjes së gjashtëshes ballkanike për tu bërë anëtare e klubit evropian, do të mbahet për herë të dytë në Tiranë.

 

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Jorida Tabaku në një intervistë për Vizion Plus shpreson që qeveria, për të mirën e qytetarëve, të përfitojë sa më shumë fonde nga bashkësia europiane.

 

Tabaku tha se deri më tani, ndryshe nga vendet e Rajonit, Shqipëria nuk ka marrë fonde, por vetëm asistencë teknike.

 

Ajo shtoi se Shqipëria nuk e ka më luksin të humbasim fonde të BE apo edhe nga korrupsioni siç ka ndodhur me fondet e IPARD.

 

Ndërsa referuar tensioneve mes Kosoves dhe Serbisë, Tabaku sheh si rrugën e vetme dialogun dhe uljen në një tryezë.

 

Intervista e plotë:

 

-Kryetarët e komisioneve të integrimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit; çfarë solli ky takim?

 

 

Është hera e parë që pas 9 vitesh takime të Procesit të Berlinit parlamentet bashkohen. Është e nevojshme që ne të monitorojmë që Shqipëria është e angazhuar. Është e nevojshme që jo vetëm opozita, port ë gjithë deputetët të jenë të përfshirë në këtë proces. Ne kemi bërë të mundur që të bashkangjisim një deklaratë që çdo deputet angazhohet dhe çdo gjë do miratohet nëpër parlamente. Kjo ishte aktiviteti I parë dhe tregoi që politika është e nevojshme që jetë e përfshirë. Aty u morr angazhimi për të ulur në një tryezë Kosovën dhe Serbinë, por aty do jetë e nevojshme që çdo vendim që do firmoset do kalojë për votim nëpër parlamente. Ditën e hënë duhet të kalojnë në diskutim edhe njohja e diplomave, shkëmbimet e certifikatave të sigurisë etj që lidhen me tregun e rajonit.

 

 

Ky takim vjen pak javë pas sulmit terrorist në veriun e Kosovës në 24 shtator, a u reflektua tensioni gjatë diskutimeve në takim ku ishin edhe kryetarja e Komisionit të Integrimit të Kosovës dhe ajo e Serbisë?

 

Ka qenë një ditë e gjatë me diskutime. Sot pati disa tensione gjatë debatit port ë dy kryetarët e komisioneve ishin në një mendje që problemet mes dy vendeve nuk do pengojë proceset e vendeve tona. Dialogu dhe ulja në një tryezë është rruga e pashmangshme dhe këtë e kuptojnë të gjithë politikanëve në Kosovë dhe Serbi.

 

Të hënën për herë të parë samiti i Procesit të Berlinit mbahet në një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, a është ky një lajm i mirë edhe për opozitën?

 

 

Lajmi qe samiti mbahet në Tiranë është një lajm i mirë. Unë shpresoj që qeveria të përfitojë nga ky samit. Duke nisur që nga Poznani, Vjenë, Londër etj qeveria shqiptare ka qenë e paaftë për të përfituar fonde nga procesi i Berlinit. Ne kemi marrë asistencë teknike Serbia ka marrë infrastrukturë, ne kemi marrë asistencë teknike, Maqedonia e Veriut ka marrë hekurudha. Ne jemi angazhuar në projekte si Porti I Durrësit, i Skavicës që në fund i kemi humbur. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që në planin e zgjerimit dhe në paketën 2 miliardë për Ballkanin që të marrim projekte. Këtë e them për qytetarët. Nuk e kemi më luksin të humbasim fonde të BE apo nga korrupsioni siç ka ndodhur me fondet e IPARD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re