Skip to content

Berlini “ul” fondet për OJQ-të që punojnë në Mesdhe për emigrantët

sos mediterranee

“Megjithëse, Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj humanizmit, por fondet e Ministrisë së Jashtme nuk janë të destinuara për këtë përdorim”, tha Johann Vandeful, duke mbrojtur vendimin e tij – Reagime të forta

Ministria e Jashtme ka vendosur t’i japë fund programeve të financimit për organizatat joqeveritare aktive në shpëtimin e refugjatëve në Mesdhe, duke shkaktuar reagime të forta. “Nuk besoj se kjo bie në kompetencën e Ministrisë së Jashtme”, tha Ministri Johann Vandeful, duke mbrojtur vendimin e tij dhe duke kujtuar se e kishte kritikuar këtë praktikë në të kaluarën, duke marrë parasysh se fondet e Ministrisë së Jashtme nuk janë të destinuara për këtë përdorim. “Megjithatë, Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj humanizmit dhe do ta mbështesë gjithmonë atë kudo në botë”, theksoi ministri, duke shtuar se politika e tij do të synojë “të përdorë mjete diplomatike për të siguruar që lëvizje të tilla refugjatësh të mund të kufizohen”. Gjermania duhet të jetë aktive aty ku nevoja është më e madhe, si në Sudan dhe Sudanin e Jugut, sqaroi ai.

Pezullimi i financimit për shpëtimin e refugjatëve në det rrjedh nga drafti i buxhetit të Ministrisë së Jashtme Federale, i cili iu paraqit Bundestagut dhe nuk u përfshin më fonde për të mbështetur organizata të tilla. Në vitin 2022, u miratua një financim prej dy milionë eurosh në vit për periudhën 2023-2026. Fillimisht, paratë do të përdoreshin tërësisht për iniciativat gjermane të shpëtimit. Pas kritikave të forta, Ministria e Jashtme vendosi të ndajë rreth një të katërtën e parave për komunitetin katolik të Sant’Egindio për të ndihmuar njerëzit që kërkojnë mbrojtje në Itali. Në vitet 2023 dhe 2024, u financuan iniciativa shpëtimi detar si SOS Humanity, Sea-Eye dhe SOS Méditerranée. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Mesdheu është një nga rrugët më të rrezikshme të refugjatëve në botë. Më shumë se 32,200 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë kalimit të Mesdheut që nga viti 2014. Vetëm këtë vit, IOM regjistroi 748 vdekje ose të zhdukur. Organizatat e shoqërisë civile janë përfshirë në shpëtimin e njerëzve në vështirësi në det për rreth një dekadë. Vendimi i qeverisë ka marrë kritika të forta nga këto organizata:

CEO i SOS Humanity, Till Rumenhol, tha se “është absurde që po shpenzohen kaq shumë para për të izoluar Evropën, ndërsa kaq pak para janë padyshim shumë për të shpëtuar njerëz”, duke shtuar se që nga viti 2015, më shumë se 175,000 jetë janë shpëtuar nga operacionet civile të shpëtimit në det, ndërsa agjencitë qeveritare kanë mbetur joaktive. Ministria e Jashtme Gjermane kishte ofruar mbështetje financiare për këto organizata gjatë mandatit të Ministres së Jashtme Annalena Berbock. Bashkimi Kristian Demokrat (CDU/SCU) kishte kritikuar vazhdimisht organizatat e shpëtimit në det në atë kohë, duke i akuzuar ato për nxitjen e migrimit të parregullt në Evropë.

Përshtati në Shqip S