Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka rezultuar i infektuar me COVID-19 dhe aktualisht është në izolim në shtëpi, u njoftua sot nga zyra e tij.

Berlusconi, 83 vjeç, thuhet se po punon nga shtëpia në Arcore, jo shumë larg Milanos.

Deklarata shtoi se ai kështu do të kontribuonte në fushatat elektorale të kandidatëve nga partia e tij Forca Italia për zgjedhjet lokale në shtator.

Kujtojmë, Berlusconi ishte kryeministër i Italisë nga 2001 në 2006.

Kohët e fundit, mjeku i tij personal dhe shefi i Spitalit San Rafaele në Milano, në rajonin verior të Lombardisë, i cili ishte në qendër të pandemisë së koronavirusit në Itali, thanë se virusi ishte duke humbur forcën e tij dhe se ai ishte bërë më pak vdekjeprurës.

Berlusconi vërtet ka një moshë të thyer, por është ende vital. Gjithsesi, Corona do jetë prova e vërtet e vitalitetit të tij fizik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re