Pas një muaji ish-kryeministri italian,Silvio Berlusconi, ka arritur të mposhtë koronavirusin pasi tamponi i ka dalë negativ.

Berlusconi qëndroi 10 ditë i shtruar në spital, në gjendje të rënduar, për të vijuar më tej kurimin në shtëpi. Lajmi për shërimin e tij u bë me dije nga zv.presidenti i skuadrës së Monzas, Adriano Galliani.

Kujtojmë ditën e djeshme më 29 shtator, Berlusconi festoi 84-vjetorin. Përballë urimeve të shumta që mori nga lider nga gjithë bota, mes tyre dhe Vladimir Putin, ai shkroi në Twitter, “Faleminderit nga zemra për urimet e shumta, jam i emocionuar. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës! Mijëra urimet që kam marrë më emocionuan”.

Berlusconi u infektua me koronavirus në fillim të muajit më 1 shtator dhe një ditë më pas u shtrua në spitalin San Raffaele të Milanos, pasi pati temperaturë dhe kollë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re