Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka provokuar sërish polemika me batutat e tij ndaj një gazetareje të BBC-së gjatë ditës së sotme.

I njohur për famën e tij të keqe sidomos kur deklaroi se nga Shqipëria duhet të vinin vetëm vajza të bukura, apo për “bunkerin” e tij të orgjive, të njohur ndryshe me epitetin “Bunga Bunga”, Berlusconi, partia e të cilit duket se kërkon të kthehet sërish në pushtet, duket se nuk i ka braktisur veset e vjetra.

Në pamjet e transmetuara nga televizioni britanik, Silvio Berlusconi ka lëshuar një batutë ndaj gazetares Sofia Bettiza, e cila i kishte shtrënguar me vendosmëri dorën.

“Mos shtrëngo kaq fort, përndryshe dikush mund të mendojë se do që ta rrahësh dhe nuk do të martohet më me ty”.

“E martuar je?”, – shtoi ish-kryeministri i Italisë.

“Ki kujdes…”. Por më pas e garantoi: “Po bëj shaka, duhet bërë shaka ndonjëherë”.

BBC-së nuk i ka ardhur mirë dhe e ka publikuar videon me një koment të tillë: “Sa intervista politike përfundojnë kështu?”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re