Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka nisur dje shqyrtimin e rekursit të prezantuar 4 vite më parë nga ish kryeministri italian Silvio Berluskoni kundër ligjit italian Severino i miratuar më 2012 e që e ndalon rikandidimin e Berluskonit në zgjedhjet e ardhshme politike.
Sipas këtij ligji ndalohet kandidimi për në dhomën e Deputetëve e në Dhomën e Senatit të Parlamentit Italian të personave me një dënim prej më shumë se dy vjet për korrupsion, përvetësim e zhvatje.
Ish kryeministri Berluskoni në maj të 2013 është dënuar nga drejtësia italiane me 4 vjet heqje lirie për mashtrim fiskal të shoqërisë së tij Mediaset.
Dje në Gjykatën e Strazburgut në praninë e mbi 550 gazetarë të akredituar nga e gjithë bota ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj rikursit të ish kryeministri italian me shpresën e tij për të fituar të drejtën e rikandidimit në zgjdhjet e ardhshme të 2018.
Në trupin gjykues në Gjykatën e Strasburgut drejtuar nga kryetarja Angelika Nussberger merr pjesë dhe gjykatësi shqiptar Ledi Bianku.
Ai ka qënë nga të parët që ka marrë fjalën duke hedhur mjaft dyshime mbi vendimin e moskandidimit të Silvio Berluskonit në zgjedhjet politke.
Gjykatësi Bianku ka sjellë në vëmendje rastin e senatorit italian Augusto Minzolini i cili dhe pse i dënuar nga drejtësia italiane është sot anëtarë i Dhomës së Senatit të Parlamentit italian, ndërsa ish kryeministrit italian i mohohet kjo e drejtë. Gjykatësi shqiptar hodhi në diskutim cështjen mbi kriteret e vendimit e përdorueshmërinë e ligjit Severino për qëllime politike.
Pro rekursit të Silvio Berluskonit shprehet dhe gjykatësi portugez Paulo Pinto de Albuquerque i cili ka hedhur pyetje mjaft të mprehta e të qarta n dja vendimit të marrë për moslejimin e kandidimit të Silvio Berluskonit ne politikë.
“Pse, pyet gjykatësi portugez, Dhoma e Senatit zëvendësoi relatorin i cili më parë ishte shprehur kundër dekadencës së Silvio Berluskonit? Pse votimi ndaj vendimit të kandidimit o jo të Berluskonit u zhvillua i hapur në Dhomën e Senatit kur ligji e parashikon të jetë votim i feshehtë? Cili është ndryshimi midis mungesës së të drejtës së parashikuar nga kodi penal dhe pasmundësisë për rikandidim i parashikuar nga Ligji Severino?”
Seanca e parë në Strazburg e rikursit të ish kryeministrit Berluskoni duket se shkon në favor të avokatëve të tij mbrojtës të cilët kanë deklaruar padrejtësinë e vendimit të marrë nga Senati italian për moskandidimin e Silvio Berluskonit në politikë.
“Një Senat, shprehet avokati Edwuard Fitzgerald, i cili qe i përbërë në shumicën e tij nga kundërshtarët politikë të Berluskonit.”
Ndërsa nga ana tjetër qeveria italiane me përaqësuesit e saj në Strasburg deklaron se “është rspektuar vetëm e drejta ligjore. Vendimi për moskandidmin e Berluskonit nuk ka qënë arbitrar por ka respektuar procedurën dhe të gjitha të drejtat e parashikuara nga ligji.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re