Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç nga Gjeneva, pjesë e dialogut strategjik të Bankës Botërore, deklaroi se interesi i Serbisë është  është paqja dhe stabiliteti në rajon.

 

“Para së gjithash ne jemi të interesuar që në të ardhmen të krijojmë një rajon ku të rinjtë duan të qëndrojnë dhe ku mund të pëfitojnë nga revolucioni i katërt industrial”.

 

Sipas saj, dixhitalizimi është “një mundësi unike jo vetëm për Serbinë por edhe për rajonin”, sepse “fitues të revolucionit të katërt industrial mund të jenë dhe ata që në raste të mëparshme nuk ishin”.

 

Ajo gjithashtu foli edhe për rastin e Kosovës, ku përsëriti qëndrimin serb se do ta njohin Kosovën si krahinë të Serbisë e jo si shtet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re