Avokadot janë të shijshme dhe të gjithanshme. Jo vetëm pulpa është e shëndetshme, por edhe bërthama.

Bërthamat e disa frutave të ndryshme janë të ngrënshme, gjë që shpesh nuk i dimë. Shumë prej tyre janë të ngrënshëm vetëm në sasi të moderuar, por ne shpesh ato tufat e vogla të energjisë i hedhim pa i përdorur. Për shembull, bërthama e avokados është e ngrënshme – dhe ja si mund ta përdorni.

Ngrënia e bërthamës të avokados – tingëllon e pazakontë në fillim, por në fakt është e mundur. Ata nuk janë helmues siç duken. Topat e vegjël të rrumbullakët përmbajnë fuqinë e përqendruar të bimës së avokados. Ato mund të përdoren shumë mirë për aplikime të brendshme dhe të jashtme.

Vendasit të Amerikës Qendrore e dinin tashmë se çfarë mund të bënte superfruti dhe mjekët e tyre ja rekomandonon për ti konsumuar.

Si ta përdor bërthamën e avokados si ushqim?

E lini bërthamën të thahet para përpunimit në mënyrë që ta qëroni më lehtë.Bërthama e avokados shijojnë shumë të grira, të thara ose të pjekura. Mund ta spërkatni mbi sallatë, ta përdorni si çaj ose në një smoothie. Shija e arrave mund të shërbejë si zëvendësues i bajames ose farës.

Bërthama e avokados për sistemin imunitar

Bërthama e avokados përmbanë përqendrime të larta të antioksidantëve. Kjo është e mirë për sistemin tonë imunitar e forcon atë  dhebashkë me qelizat. Bërthamat e avokados janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore të pangopura, gjë që i bën ato kaq të shëndetshme.

Padyshim që ia vlen të mbash dhe të përdorësh një bërthamë avokado herë pas here. Por jo shumë. Mos e teproni me konsumimin e tyre. Herë pas here, një gjysmë farë në një smoothie ose si pluhur në muesli mund të jetë mjaft e shëndetshme.

Bërthama e avokados për inflamacion dhe si produkt kozmetik natyral

Bërthama e avokados mund të ndihmojë shumë mirë me inflamacionin. Këtu janë recetat për aplikime:

  • Për gojën

Grini bërthamën e avokados holl dhe ziejini me ujë të valë. Lëreni të në uji për disa minuta sikur po përgatisni caj. Shpëlajeni gojën dhe fytin me çajin.

 

  • Për aknet

Grini bërthamën e avokados dhe përzieni me pak ujë. Aplikojeni këtë maskë në lëkurën e fytyrës tuaj dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Përsëriteni këtë derisa inflamacioni të ulet. Me këtë aplikacion ju mbështetni rigjenerimin dhe mund të merrni lëkurë rrezatuese.

Përfitime të tjera të dobishme shëndetësore

Bërthamat e avokados janë:

  • parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare
  • të pasura me fibra
  • rregullon traktin tretës
  • rrit vitalitetin
  • parandaluese kundër problemeve të tiroides

Pra: përdorimi i avokados ia vlen.

Megjithatë, ju lutemi mos tejkaloni sasin: mund të shkaktojë kapsllëk.

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.evidero.de/avocado-fuer-deine-gesundheit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re