Postimet neper rrjete sociale te Bes Kallakut shpesh here na bëjnë të qeshim, por sot aktori i humorit na ka emocionuar dhe na bërë të reflektojmë.

Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto ku është duke takuar për pak çaste gjyshen e tij, Ijen, por duke respektuar distancën sociale.

Krahas fotos ai shprehet se kjo situatë e ka bërë të kuptojë se sa shumë rëndësi ka qoftë edhe një përqafim, për ata, gjyshërit tanë të cilët ndonjëherë e përditshmja na bën t’i harrojmë.

Për të, situata e krijuar nga virusi korona mbart brenda një mesazh të rëndësishëm se familja duhet të ketë në qendër të saj dashurinë, besimin dhe Zotin.

Previous articleFilmi turk bën namin ne te gjithe boten, reagon i emocionuar protagonisti i filmit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re