Skip to content

“Besa” në fokusin e mbledhjes së PS në Pogradec dhe përgatitjet për sezonin e ri politik, ‘pezullohen’ diskutimet, vijojnë pas…

dreka PS pogradec

Mbledhja e Partisë Socialiste në vilën qeveritare në Pogradec është ndërprerë përkohësisht për pushim, ndërsa të pranishmëve po u serviret dreka.

Pas rreth 3 orësh diskutime, në fokus të takimit ka qenë dokumenti strategjik “Besa”, si dhe roli i drejtuesve politikë, deputetëve dhe drejtuesve rajonalë.

Takimi pritet të vijojë pas drekës, me diskutime dhe analiza të mëtejshme mbi dokumentet strategjike, por edhe mbi përgatitjet për sezonin e ri politik, që nis në shtator.

Mbledhja zhvillohet në kuadër të përcaktimit të prioriteteve dhe organizimit politik të PS-së për muajt e ardhshëm.