Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim në gjimnazin e Rrëshenit.

Gjatë bashkëbisedimet me gjimnazistët, Balla iu bëri apel që të mos bien pre e atyre “që duan të bëjnë ‘biznes’ me jetën tuaj”, duke shtuar se “përdorimi i lëndëve narkotike i bën dëm edhe shëndetit tuaj, edhe financave të familjes”.

Ministri Balla kërkoi mbështetjen e stafit të mësuesve dhe të nxënësve për të qenë bashkë me policinë, kundër paligjshmërisë.

“Mund t’ju garantoj që Policia e Shtetit do ta ndryshojë tërësisht rolin e saj në komunitet, të jeni të bindur për këtë! Bashkë me Kryetarin e bashkisë, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e dhe të gjithë autoritetet e tjera, besoj që keni dëgjuar ndoshta edhe nga mësuesit, nga drejtuesit e arsimit, ne po zbatojmë në të gjithë Shqipërinë, një paketë sigurie për sa i përket perimetrit rreth shkollave.

Por duam edhe bashkëpunimin tuaj, se besoj që edhe këtu në Rrëshen ekzistojnë elementë të caktuar, të cilët mundohen që t’ju tërheqin në një rrugë të gabuar. Përdorimi i lëndëve narkotike i bën dëm edhe shëndetit tuaj, edhe financave të familjes. Apeli im, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Mirditës është që mos bini pre e këtyre që duan të bëjnë ‘biznes’ me jetën tuaj dhe financat e familjes suaj. Harxhojini ato para që ju japin prindërit në mëngjes për të blerë një kruasant, një libër, por jo për lëndë narkotike. Jam shumë i sigurt që më mirëkuptoni, sepse më shumë se ju, më mirëkuptojnë prindërit tuaj”, tha Balla.

Ndërsa shtoi se: “Këtu kam fatin që Kryetarin e bashkisë e kemi ish mësues. Ne do bëjmë gjithçka që besën që na kanë dhënë prindërit tuaj për t’u kujdesur për ju, ta respektojmë çdo ditë të vitit qoftë brenda shkollës, qoftë në perimetrin e sigurisë”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re