Skuadra e Besiktash ka prezantuar përpara mediave shtatë transferimet e merkatos së janarit, mes tyre edhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

23-vjeçari u pyet nëse u këshillua me Çalhanoglu përpara se të zgjidhte kampionatin turk, por ai e mohoi.

“Nuk kam folur me Çalhanoglu. Por bisedova me Ernest Muçin dhe Milot Rashica. Më folën shumë mirë për këtë klub dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Dua të falënderoj presidentin për mundësinë që më ka dhënë dhe tifozët që më kanë pritur”.

Aventura e Asllanit me fanellën bardhezi nisi me një karton të kuq në debutim, për të cilin ai kërkoi falje.

“Isha i pafat në atë situatë. Janë gjëra që ndodhin në futboll, por dua t’u kërkoj falje tifozëve, shokëve të skuadrës dhe trajnerit”.

Mesfushori kuqezi është i huazuar te Besiktashi deri në fund të sezonit nga Interi, dhe klubi turk ka të drejtë ta blejë kartonin e tij për afro 11 milionë euro.

Në gjysmën e parë të sezonit, ai ishte pjesë e Torinos në Serie A.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re