‘Refugjati shqiptar’ që u përkushtohet refugjatëve në mbarë botën

Mëngjesi i atij shtatori 1991, e gjeti Besim Ajetin ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë me valixhe nëpër duar drejt së panjohurës, por me shikimin pas nga trojet shqiptare. Me shumë pak të holla në xhep dhe  me ushëtimat e armëve e imazhet e luftës  në kokë, eksodi i një kohe të pafat sapo kishte nisur.  Do të mbërrinte në Londër si refugjat dhe gjatë kohës që kalonte procedurat e azilkërkimit, nuk pati guxuar as të mendonte se një dite do të ishte ai që do të bëhej pishtar shpresë për shumë bashkëkombës të tjerë dhe jo vetëm që do mbërrinin më pas. Mëngjesi i atij shtatori 1991, e gjeti Besim Ajetin ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë me valixhe nëpër duar drejt së panjohurës, por me shikimin pas nga trojet shqiptare. Me shumë pak të holla në xhep dhe  me ushëtimat e armëve e imazhet e luftës  në kokë, eksodi i një kohe të pafat sapo kishte nisur.  Do të mbërrinte në Londër si refugjat dhe gjatë kohës që kalonte procedurat e azilkërkimit, nuk pati guxuar as të mendonte se një dite do të ishte ai që do të bëhej pishtar shpresë për shumë bashkëkombës të tjerë dhe jo vetëm që do mbërrinin më pas.

Fillimisht e nisi angazhimin e tij, në disa OJQ të ndryshme, posaçërisht gjatë luftës në Kosovë dhe evakuimit të qindra familjeve në mbarë botën, përfshirë edhe në Britaninë e Madhe. Puna me IOM – Organizata Ndërkombëtare për Migrim, iu mundësua pas një periudhe te gjatë përkushtimi dhe këmbëngulje për çështjet e emigrantëve.  Në misionin Britanik të IOM, punoi  shumë se 11 vite, kryesisht duke u ndihmuar azilkërkueseve dhe refugjatëve të kthehen në vendet e tyre të origjinës, përmes programit humanitar të Kthimit dhe Reintegrimit të Asistuar Vullnetar. Më shumë se 42 mijë migrantë janë asistuar përmes këtij programi për t’u kthyer në vendet e tyre në baza vullnetare dhe kurrsesi me çfarëdo shtypje nga pushteti Britanik. Shumica e migrantëve kanë qenë shqiptarë, qoftë nga Kosova, Shqipëria apo viset tjera të Ballkanit.Dhe vjen një kohë kur angazhimi i tij kalon caqet e Ballkanit, Evropës…Por angazhimi i tij, ka qenë i prekshëm dhe frymëzues  edhe në vendet jashtë kufijve të Europës. Gjatë punës në Tunizi, ai ka ndihmuar mijëra emigrant libanezë që largoheshin pas rënies së regjimit të Gadafit. U bë dëshmitari faktik I kushteve të tmerrshme, dhe trajtimit jo human nga grupet paramilitare qe i menaxhonin këto kampe.Eksperiencën në Tajlandë e veçon si një ndër më të veçantat ku ka punuar nëpër shumë kampe përreth kufirit me Burmën (Myanmar), duke iu ndihmuar refugjatëve të rivendosen dhe të fillojnë jetë të re, kryesisht në SHBA por edhe në vende tjera (Britani, Australi, Kanada, Zelandë të Re etj).

Tajlanda dhe Filipinet nuk janë larg si vijë gjeografike, por ai do zhvendosej tek kjo e fundit për të kontribuar nga afër në Mindanao, ku ende ka konflikt ndëretnik. Besim Ajeti arriti të krijonte një bashkëpunim shumë të mirë me udhëheqësit e Moro kryengitësve që luftojnë për të drejtat e tyre elementare, konflikt ky që ekziston qe më shumë se 50 vite. Përveç aktiviteteve paqësore, që kulmoi me nënshkrimin e Marrëveshjes Paqësore në mes Moro Islamic Liberation Front (Frontit  Çlirimtar Islamik të Morove) dhe pushtetit Filipinez, aty po ashtu u angazhua në projekte të shumta që ndihmonin popullatën e zhvendosur nga vatrat e tyre, për shkak të konfliktit por edhe për shkak të dyndjeve të vazhdueshme që këto komunitete kanë, për shkak të katastrofave të motit të keq dhe shkatërrimit të vendbanimeve dhe pasurisë ashtu të paktë që kanë.

Misioni i tij në kontribut të emigrantëve do të vazhdonte me ndalesën në Nepal, i konsideruar si shteti më i  varfër në botë. Në Damask të Nepalit, ndihmoi shumë refugjatë Butanez në rrugëtimin e tyre për në SHBA dhe shtete tjera. Rasti i luftës në Siri dhe kriza e emigrantëve atje, i mundësoi të ishte pjesë e ekipit të shumë agjencive humanitare ndërkombëtare në Jordani , për të transferuar 25 mijë refugjatë Sirianë nga rajoni për në Kanada, sipas kërkesës eksplicite të Kryeministrit të posazgjedhur Kanadez, që erdhi si rezultate i premtimit të tij parazgjedhor, për t’u dalë në ndihmë një pjese nga miliona refugjatë që iknin nga tmerret e luftës në Siri.Që nga shkurti i vitit 2016 është në Greqi, i angazhuar në “relokimin” e 65 mijë refugjatëve, kryesisht sirianë, në shtetet tjera të Bashkësisë Evropiane, që kanë mbetur në Greqi, gjatë rrugëtimit të tyre drejtë Evropës Perëndimore, sidomos pas mbylljes së kufijve përgjatë të ashtuquajturës “Rrugë të Ballkanit Perëndimor”. Kur e pyesim për çelësin e suksesit të tij në kaq shumë misione dhe përgjegjësi anembanë botës, ai përgjigjet: pasioni; motivimi kryesor për të ndihmuar të tjerët. Megjithëse modestisht, ai vazhdon me tej se ‘’gjithkush do të bënte të njëjtën gjë në vendin e tij’’ dhe në këtë rast është përgatitja që ka takuar mundësinë duke i dhënë atij fatin e eksplorimit dhe përjetimit të kaq shumë eksperiencave. Pas 26 viteve jashtë atdheut, në Britani, prej të cilave 7 anembanë botës, Ajeti shprehet se mjegullohet ndjenja e përkatësisë, apo siç thuhet në fjalorin modern, pason një “krizë identiteti”. ‘’Kudo që udhëtoj dhe punoj, unë vazhdoj me mburrje të përgjigjem në këtë pyetje se jam Shqiptar, se jam nga Kosova, dhe se jetoj në Britaninë e Madhe.

Atdheu mbetet Kosova, dhe Prishtina gjithmonë mbetet qyteti im (që kishte lumë kur isha i vogël), se aty u linda, aty kalova fëmijërinë, aty mbetet zemra përgjithmonë, pavarësisht të gjitha mangësive që nuk janë prezente vetëm në Prishtinë por edhe në shumë vende tjera.’’-ndan përjetime te ndjera kur e pyesim për atdheun. Si një ndër përfaqësuesit më të mirë të vlerave dhe të suksesit profesional,   ai është përpjekur të jetë pjesëtar aktiv i komunitetit në Britani. Fatmirësisht  siç pohon ai ky komunitet ka kaluar nëpër disa faza, duke u konsoliduar vazhdimisht, dhe çka është më e rëndësishmja, duke u lidhur mes veti pa dallime gjeografike (Shqipëri, Kosovë apo vise tjera ku banojnë shqiptarët).Në rrjedhën e kësaj bisede, Ajeti ndan me lexuesit tanë mesazhin që mbetet i cdokohshëm edhe për shqiptarët e tjerë anembanë botës;‘’Mos i harroni rrënjët tua, edukoni rininë me vlerat tona fisnike dhe flisni shqip me fëmijët tuaj, sa më shumë që mundeni.Rinisë: Mësim, mësim natë e ditë – sepse ‘Drita’ e kohës moderne, nuk është më ajo e kohës së Naimit, tani jetojmë në kohë të globalizimit dhe konkurencës jashtëzakonisht të madhe në çdo lëmi të jetës, prandaj duhet shumë punë, edukim dhe seriozitet, për të mbërri një vend që e meritojmë në botën moderne.Kemi një rini që ka të gjitha paradispozitat për suksese – mos ngurroni të arrini ato, thejsht nuk ka kufi në atë se çfarë mund të arrini, poqese punoni me përkushtim.’’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re