Skip to content

“Besimi më i mirë është te durimi”, Meta uron Natën e Kadrit: Na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed

Presidenti Ilir Meta iu uron Natën e Kadrit të gjithë besimtarëve myslimanë.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Meta thekson se kjo natë e bekuar, në të cilën zbriti Kurani, na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.

Urimi i Metës:

“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”.
Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.
Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!
Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja!”

"Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj".

Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit,…

Posted by Ilir Meta on Saturday, May 8, 2021