Bektashinjtë festojnë sot ditën e sulltan Novruzit. Qe ne orët e para te mëngjesit, besimtaret i janë drejtuar kryegjyshatës botërore per te kryer ritet fetare.
 
Kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj, uroi besimtaret për me shume paqe dhe harmoni ne familje.
 
Per besimtaret kjo dite simbolizon ardhjen e pranverës.
 
Selia e kryegjyshatës është vizituar edhe nga krerët e shtetit e të politikes.
 
Sulltan Nevruzi festohet si dita e ardhjes se pranverës, po ashtu ajo përkon me ditëlindjen e Imam Aliut. Emri “Novruz” vjen nga persishtja dhe domethënia e tij është “ditë e re”.
 
 
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re