Besimtarët muslimanë festojnë këtë të martë Fiter Bajramin.

 

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku falën namazin e Fiter Bajramit.

 

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u lut që Zoti në këtë festë ta begatojë dhe ta mbushë me mirësi dhe paqe vendin tonë.

 

“Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur”

 

Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se muslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë ndihma duke u solidarizuar me të varfrit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re