Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota do të nisin ditën e nesërme në orën 04:20 muajin e shenjtë të Ramazanit.

Këtë vit qytetarët duhet ti përshtaten kushteve të pandemisë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e nesërme, më 13 prill 2021.

Kryetari KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar me një mesazh të gjithë besimtarët, të cilëve iu uron një agjërim të lehtë dhe uron që ky të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë dhe paqes.

URIMI:

“Të dashur qytetarë, motra e vëllezër, nesër, më 13 prill, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjellë urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i mëshirimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i faljes dhe mirëkuptimi, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin.

Ju ftojmë të jemi më solidare me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbarë.

Të nderuar besimtarë çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, lënien anash të mospajtimeve, etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilit rrethohen. Uroj që ky të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes.

Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni të ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”.

Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit.
Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe këtë vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij. Gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë urtësish e dobish shpirtërore, psikologjike, sociologjike, shëndetësore, etj.

Ky adhurim që e ngre njeriun në nivelin e engjëjve, i kujton atij vlerën e mirësive dhe Dhuruesin e vërtetë të tyre; duke i vënë fre egos e maturon atë; duke e bërë bashkëvuajtës me shtresat në nevojë, i mëson atij durimin dhe e bën të përgatitur të përballojë vështirësitë e mundshme të jetës.

Agjërimi i Ramazanit është bërë obligim në muajin Shaban, viti i dytë hixhri, nëpërmjet ajetit 183 të sures Bekare, ku thuhet: “O ju që keni besuar!

Agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.

Agjërimi në Islam dhe aplikimi i tij në praktikë, mbi të gjitha, është një adhurim që bëhet vetëm për hir të Allahut, duke nënkuptuar nënshtrimin dhe respektimin e ligjeve të Tij, duke hequr dorë, në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime bashkëshortore.

Kush nuk agjëron?

UDHËTARI

I SËMURI

I MOSHUARI

GRATË ME ARSYE

URIA DHE ETJA E THELLË

Çfarë e prish agjërimin?

Marredheniet intime bashkëshortore nga agimi deri në perëndim të diellit. Ngrënia, pirja apo përdorimi i ilaçeve.

Pirja e duhanit, thithja me qëllim e tymrave, avujve, etj.

Përtypja e çamçakëzit.

Hyrja në trup e diçkaje nga goja, hunda, veshi, etj.

Dalja e gjakut nga goja dhe gëlltitja e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko