Skip to content

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, ja urimi i Ramës

653802160 1487022429460080 4027887199154512340 n 1

Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë mëngjes besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai ka përcjellë urimin: “Mirëmëngjes 😊 Gëzuar Fitër Bajramin ☀️”.

Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festohet nga besimtarët myslimanë me lutje, solidaritet dhe urime për paqe e mirësi.