Besimtarët Myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë këtë të mërkurë festën e Kurban Bajramit.

Mëngjësi i sotëm me mijëra besimtarë të besimit islam nga të gjithë grupmoshës në Durrës, Berat Dibër, Shkodër, Elbasan, Korçë etj, kanë nisur me faljen e namazit në xhami apo në sheshet kryesore.

Në Fushë Krujë besimtarët kanë tejmbushur stadiumin e qytetetit ku kanë falkur namazin e Kurban Bajramit.

Muharrem Vrana dhe Dritan Rrahmani dy hoxhallarët kanë dhënë mesazhet e tyre për me shumë begati dhe harmoni për tërë besimtaret muslimane, Paqja dhe besimi ne Zot janë virtyet e çdo njeriu, ndaj në këtë ditë të kremtimit të Kurban Bajramit falenderimet i takojnë Allahut.

Ndërkohë në Shkodër falja e Bajramit është bërë në sheshin përballë xhamisë Ebu Beker në qendër të qytetit.

Gjithashtu në Vlorë besimtarët kanë falur namazin në pranë xhamisë kryesore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko