U zhvillua paraditen e së hënës seanca për Besnik Canin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

Cani u konfirmua në Shkallën e Parë, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik. Cani ishte i pranishëm në sallë bashkë me avokatin e tij mbrojtës, Eduard Halimi, i cili u shpreh se “Besnik Cani gjatë këtyre ditëve është vënë në dijeni se dy prej anëtarëve të trupës, Artan Hajdari dhe Luan Daci, janë në kushtet e pazgjidhshmërisë”.

Në 17 janar Cani ka bërë kërkesë në KPA për përjashtimin e dy anëtarëve, Hajdari dhe Daci.

Cani ka bërë kallëzim penal për Dacin për akuzën e “falsifikimit të formularëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re