Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Lajmi është konfirmuar për Vizion Plus nga vete kreu i kushtetueses Bashkim Dedja.
 
Sipas z. Dedja, ne motivacionin e dorëheqjes shkruhet se vendimi u mor për arsye personale dhe shëndetësore. Kreu i kushtetueses tha se pati një mbledhje ku u konstatua vendimi i dorëheqjes dhe u shpall mbarimi i mandatit te Besnik Imerajt. Zoti Imeraj mbante postin e anëtarit te Gjykatës Kushtetuese nga maji i vitit 2013.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re