Ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj, e ka cilësuar jo normale deklaratën e bërë nga një pjesë e deputetëve demokratë të cilët kanë kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha mos garojë për kreun e Partisë Demokratike.

I pranishëm në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Mustafaj tha se është e pamundur që t’i kërkosh Berishës një gjë të tillë, kur është ky i fundit që ka vënë gjithë partinë në lëvizje.

Mustafaj shtoi se edhe Lulzim Basha ka të drejtë të garojë për postin e kreut të PD në zgjedhjet e 30 prillit.

Ky është një kusht i pamundur për mua për të gjitha zhvillimit që lidhen deri tani. Është e pamundur sepse deri tani këtë lëvizje e ka bërë Sali Berisha. Askush nuk mund t’i thotë Berisha mos garo.

Të gjitha ata që e mendojnë se Berisha nuk e meriton, atëherë këta duhet të bëjnë fushatë, për të bindur demokratët që mos e votojnë, por nuk mund t’i mohosh Berishës të garojë. Edhe vetë Berisha e ka thënë se Lulzim Basha mund të garojë në zgjedhjet për kryetar në 30 prill”, tha Mustafaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko