Ish-ministri i Jashtëm, pjesë e Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për Deputetëve të PD Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, i pyetur në lidhje me faktin se disa emra të rëndësishëm të Partisë Demokratike nuk janë në listë, deklaroi se doktor Halim Kosova ka dhënë vetë dorëheqjen.

“Zoti Halim Kosova është tërhequr vetë, është dorëhequr, përmes një mesazhi që i është dërgua kryetarit të partisë, andaj ai nuk është futur në listën tonë. Unë as do iu konfirmoj emër dhe as nuk iu mohoj. Nuk japim ne emra, është në tagrin e Kryesisë që të japë emrat. Është një proces me integritet”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj theksoi se në përzgjedhjen e emrave ka pasur disa standarde profesionale dhe nuk ka pasur kurrfarë ndërhyrje nga lideri i partisë.

“Procesi besoj se është me integritet, i përzgjedhjes së kandidatëve. Unë dhe personat e tjerë që merren me zgjedhjen e kandidatëve, nuk kemi pasur asnjë presion nga Partia Demokratike. Jam nisur nga parimi që kemi listë sa më përfaqësuese të PD-së.

U hodhën themelet e një tradite, që në legjislaturën tjetër të jetë akoma më e mirë. Kam qenë kritikues i listës së 2017, ndërsa tani të gjitha emrat janë propozuar nga baza. Të gjithë janë zgjedhur nga një komision autonom”, u shpreh Mustafaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re