Skip to content

Besnik Mustafaj zgjidhet nga maxhoranca në postin e rëndësishëm në RTSH

Shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj është përzgjedhur nga maxhoranca në një post të rëndësishëm në Radio Televizionin Shqiptar. Siç bëhet me dije në vendimin e firmosur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ai është emëruar anëtar i këshillit drejtues të RTSH-së.

“Besnik Mustafaj zgjidhet anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar me mandat 5-vjeçar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, lexohet në vendim.

Kujtojmë që disa muaj më parë, Mustafaj ishte pjesë e grupit të punës së Partisë Demokratike që do të përzgjidhte kandidatët për deputetë të selisë blu.