Teksa anëtarët e mazhorancës në KQZ kanë marrë lejen e zakonshme, partia e Monika Kryemadhit kërkon të regjistrohet për zgjedhjet e 13 Tetorit.

Ka qenë Endrit Brahimllari ai që ka dorëzuar kërkesën për regjistrim, duke njohur kështu dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Sot është edhe afati i fundit i regjistrimit nëse zgjedhjet do të organizoheshin në 13 Tetor.

Pak ditë më parë, zgjedhje në këtë datë kërkuan edhe partitë e Fatmir Mediut dhe Agron Dukës. Por mbledhja e thirrur nga Klement Zguri dështoi për shkak të mungesës së anëtarëve të tjerë.

Kështu, krahas çdo debati, tashmë nuk ka asnjë institucion që mund të organizojë zgjedhjet e kërkuara nga Ilir Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re