Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se marrëveshja e arritur mes ish-kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjet lokale të 14 majit, është një bashkim i forcave për të sjellë ndryshimin.

Në një takim ku i pranishëm ishte edhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Beratit, Meta u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit duhet të çrrënjoset monizmi dhe të rivendoset llogaridhënia dhe vënia e pushtetit në shërbim të qytetarëve.

“Marrëveshja me Berishën, bashkim për ndryshim. Modeli që sjellim nuk ndryshon me shndërrimin e bashkive që i shërbejnë qytetarëve, por ne do të vijojmë me referendumet për ti rikthyer fuqinë popullit shqiptar që të ketë fuqi mbi politikën.
Jemi të parët në Europë për azil e pastaj vijnë vendet në luftë.
Një gjendje kjo e papranueshme, ndaj të gjitha përpjekjet tona në javët që kanë mbetur për të realizuar ndryshimin historik e afatgjatë, për të zgjedhur doktor Zijain si kryebashkiak i Beratit dhe projektin e tij.
Të gjithë më 14 maj të çrrënjosim monizmin e të rivendosim llogaridhënien dhe vënien e pushtetit në shërbim të qytetarëve. Besoj në këtë bashkim e bashkëpunim”, tha Meta.

(BalkanWeb)


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re