Skip to content

Beteja brenda “familjes”: Shkodra injoron Nard Ndokën, e mposht edhe kunati

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pati një përballje interesante brenda “familjes” në Shkodër, mes Nard Ndokës dhe Frrok Gjinit.

Por asnjëri nga kunetërit nuk arriti të marrë mandatin e deputetit.

Ndërsa po numërohen votat e kandidatëve, duke se përballjen mes tyre e ka fituar Frrok Gjini, i cili ka marrë 1425 vota.

Nard Ndoka, i cili renditej i teti në listën e PD, ka marrë vetëm 208 vota, ndërkohë që janë numëruar rreth 70% e kutive të votimit.

PD është forcë fituese në Shkodër, me 5 mandate, PS merr 3 mandate, PSD 2 dhe LSI 1 mandat.

Rezultati

Nard Ndoka, PD – 208 vota

Frrok Gjini, PS – 1425 vota