Skip to content

Beteja disaorëshe nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

WhatsApp Image 2026 09 22 at 21.09.38

Pas disa orësh përballjeje intensive me flakët, zjarri i përmasave të mëdha që shpërtheu në kodrat pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë në Fier është drejt neutralizimit të plotë.

Operacioni i ndërhyrjes u zhvillua me kapacitete të plota si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me pjesëmarrjen e forcave zjarrfikëse, shërbimeve të emergjencave civile dhe mbështetjes nga mjetet ajrore.

Sipërfaqet e përfshira nga flakët, të cilat kërcënonin territorin e parkut historik dhe zonat me ullishte e vegjetacion të dendur, janë vendosur plotësisht nën kontroll falë koordinimit të shpejtë të strukturave të emergjencave.