Duke qenë se fushata e këtij viti po zhvillohet ndryshe dhe nuk lejohen mitingjet për të shmangur grumbullimet e njerëzve, mbushja e shesheve nëpër qytete nuk është faktor tregues i votuesve të mundshëm të partive politike.

Kështu një faktor që mund ta tregojë këtë është audienca online nëpër rrjetet sociale.

Sot dy liderët politikë Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të ftuar në dy kanale televizive të ndryshme.

Kreu aktual i qeverisë Rama është i ftuar në emisionin Open në Top Channel, ndërsa Basha i ftuar në Opinion.

Po t’i hedhim një sy audiencës në videot LIVE që dy liderët partiakë kanë hedhur në Facebook-et e tyre, vihet re diferenca e madhe.

Kreu i qeverisë ka 2-fishin e audiencës së Bashës. 12.6 mijë persona ndjekin kryeministrin Edi Rama të ftuar në Top Channel, ndërkohë vetëm 6.4 mijë kryedemokratin Basha.

Beteja e audiencës LIVE/ Rama në Top Channel ndiqet sa dyfishi i

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re