Për të veshur fustanin ikonik, 60 vjeçar të Merylin Monroe-s, influencerja me famë botërore Kim Kardashian tregoi, se u desh të binte në peshë 7 kilogramë për 3 javë, që futani t’i mbërthehej.

Kjo ka ngjallur kritika, se në këtë mënyrë promovohet ushqyerja jo e shëndetshme, ndërsa vajzat e reja veçanërisht justifikojnë problemet me vetëbesimin së pari, dhe ato të ushqyerjes.

Albana Daka: Kemi parë raste me terapi saunash shumë të gjata, disa orë në ditë, për disa muaj (si rasti i Kim Kardashian) që e kanë çuar pacientin deri në dializë, pra ndërprerje të funksionit të veshkave.

Para disa kohësh mua më erdhi një vajzë 17 vjeçare. Adoleshetja kishte 6 muaj që hante topa pambuku dhe më pas pinte ujë nga 3-4 gota çdo vakt, që pambuku të zgjerohej brenda stomakut dhe të hante pak. Këtë gjë e kishte parë në një video në Youtube nga një modele. Pas disa muajve kishte rezultuar, që të gjitha shtresat e pambukut kishin veshur muret e zorrëve, dhe i kishin bllokuar ato. Vajza iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Adoleshentë dhe të rritur po fokusohen te ushqyerja e pashëndetshme, tek rënia e shpejtë në një kohë të shkurtër, ashtu siç përçojnë me mesazhet e tyre këto lloj influencerash, të cilat në shumicën e rasteve shkaktojnë dëme të pariparueshme për shëndetin.

Kemi parë persona anoreksik dhe bulimik, të cilët nëse nuk trajtohen në kohë, dhe kryesisht të fillojë trajtimi paralel i shëndetit mendor dhe atij fizik, mund të çojnë deri në humbjen e jetës së personit.

Ne jemi të lidhur me trashëgiminë tonë gjenetike. Nuk mund të jemi të gjithë 1.80 cm të gjatë, me përmasat 90, 60, 90, me sy me ngjyrë, e hundë të drejtë.

Padyshim që duhet të jenë prindërit ata që së pari duhet ta pranojnë dhe të drejtohen së bashku me fëmijët e tyre, duke mos bërë kritizerin më ta në këtë fazë, por duke u drejtuar tek specialistët e shëndetit mendor dhe tek mjekët, për ta trajtuar problemin dhe për të mos e fshehur dhe justifikuar atë. Kjo në mënyrë që të mos kalohet në faza të avancuara, ku edhe ne mjekët ngremë duart dhe nuk kemi çfarë të bëjmë më./ Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re