Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi këtë të hënë betejë me mazhorancën duke ndërmarrë edhe akte ekstreme, pa përjashtuar edhe grevën e urisë.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

 

“Po nuk respektuan të drejtat kushtetuese të deputetëve në Parlament, ajo betejë do të vazhdojë deri në ekstrem. Jemi në një betejë pa kthim dhe  shohim që ka një insistim të madh që mezi po presin. Ndaj edhe do të vazhdojmë këtë betejë.”

 

Pavarësisht vendimit të Kuvendit për të anuluar masën disiplinore që I ndalonte 23 deputetë të opozitës të merrnin pjesë në seancën e pasdites parlamentare, lideri i opozitës Sali Berisha paralajmëroi të njëjtin skenar me atë të seancës së fundit.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

 

“Vendimi është totalisht i paligjshëm, vendimi është në parimin e asgjesimit të opozitës në Parlament. Prandaj opozita zgjodhi që fillimin e kësaj beteje ta nisë nga salla e Parlamentit. Do të vazhdojmë betejën tonë, pa kthim. Askush të mos mendojë se ka tërheqje, ka vetëm betejë pa kthim, në parlament, shumë shpejt në rrugë, etj., etj..”

 

Para mediave ish-kryeministri denoncoi sesi bandat e Bajrave ndërhynë në zgjedhjet vendore në Shkodër. Sipas tij, ata ishin pjesë e shtabit elektoral të PS dhe më 14 maj ushtruan terror ndaj zgjedhësve.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

 

“Sot dua të denoncoj se SKAP i partisë është një seksion i bandës Bajri, është një organizatë kriminale e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale. Një prokuror guximtar dhe një oficer policie guxoi të zbatojë ligjin dhe prangosi Bajrat për vrasjet e tyre. Prangosja e tyre kërkonte një guxim para së gjithash, sepse është e njohur fuqia e tyre hakmarrëse. Por ai ndërroi ligjin. Bajrat në Tiranë erdhën në strofullën e tyre. SKAP i partisë pas disa muaj pseudohetimesh, mbyll dosjen e tyre në Tiranë, duke deklaruar më të paimagjinueshme, se ata nuk përbënin organizatë kriminale, nuk përbënin grup kriminal dhe si të tillë nuk mund të ishin objekt hetimi për SKAP.”

 

Ish-kryeministri tha se nuk do ta njohë mandatin e fituar nga socialisti Benet Beci, por nuk qartësoi se cilat janë rrugët që do të ndjekë për ta kundërshtuar atë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re