Ditën e nesërme në orën 11:00 do të mblidhen sërish ambasadorët me përfaqësuesit e Këshillit Politik për të diskutuar rreth çështjeve për të cilat nuk ka ende një dakordësi. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, së bashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe britanikun Duncan Norman mbajtën sot një takim prej 9 orësh me palët, por pa zgjidhje.

Yuri Kim u emërua këtë vit si ambasadore e ShBA në Shqipëri dhe ka marrë përsipër betejën për Reformën Zgjedhore. Mendohet se dita e nesërme do të jetë takimi i fundit për Zgjedhoren pasi ambasadori Duncan deklaroi sot se u bë një përparim i mirë, por duhet të përfundojë kjo punë.

Përfshirja e ndërkombëtarëve është bërë pasi palët nuk bien dakord për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe votimin elektronik e identifikimin biometrik, prandaj janë përfshirë ambasadorët.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re