Deputeti i PS, Toni Gogu ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 6 mars, në Partinë Socialiste.
Në një lidhje me Skype në studion e lajmve të Vizion Plus, Gogu theksoi se këto zgjedhje, më së shumti kanë rëndësi për qytetarët.
“Për PS është e rëndësishme që alternativat që sjell ta kthejnë Shqipërinë në kantier të Integrimit europian. Ne nuk kemi shqetësim nga kundërshtarët, por kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve. Kundërshtarët tanë vazhdojnë të reflektojnë strategjinë e baltës, e kësaj radhe s’kanë kursyer as njëri tjetrin.] Duhet të rrisim përgjegjshmërinë tonë sepse qytetarët presin nga qeveria të mbyllë plagët e hapura”, u shpreh Gogu.
