Nga: Alban Gorishti

Ushtria islame dhe ajo perse u përballën pranë lumit Eufrat që ishte i vetmi që i ndante. Persët u thanë muslimanëve: Ose kaloni ju këtej nga ne ose të kalojmë ne nga ju (dmth për të luftuar) “Muslimanët i propozuan Ebu Ubejdit që të qëndronin në vendet e tyre dhe të linin Persët të kalonin. Por Ebu Ubejdi. Allahu e mëshirofte tha: Nuk janë më trima se ne për të vdekur prandaj ne do të kalojmë tek ata” Muslimanët kaluan në një urë dhe mes tyre dhe persve fillloi një betejë e ashpër, ku elefantët luajtën një rol vendimtar në ndihmë të persve kundër muslimanëve.

Komandanti Ebu Ubejde dhe shumë muslimanë ranë dëshmorë poshtë këmbëve të elefantëve. Kjo i detyroi muslimanët që të tërhiqeshin anës urës. Ata u tubuan mbi urë dhe disa persë  pa lejen e komandës shkuan dhe prenë litarët e urës që ti ndalonin muslimanët nga kjo tërheqje gjë e cila shkaktoi mbytjen e shumë muslimanëve. Por disa trima prej muslimanëve arritën ta mbronin urën duke ia rikthyer asaj litarin mbajtës ashtu që pjesa tjetër e ushtrisë islame që kishin shpëtuar kaluan përmes saj  për në anën tjetër të lumit.
Kjo betejë ishte disfata e parë  për muslimanët përballë persve edhe pse të vrarët e persve ishin pesë mijë ndërsa ata të muslimanëve vetëm katër mijë” Shiko:Historia e Taberiut 4/67-69 dhe çlirimet e vendeve fq 253.

Ndoshta një prej arsyeve që persët i shtruan muslimanëve atë propozim ishte sepse donin pikërisht ti tërhiqnin në kurthin e urës dhe ndoshta e dinin krenarinë që asaj kohe muslimanët shfaqnin në dyluftime .Po ashtu ndoshta nëse komandanti  do të ishte konsultuar me të  tjerët duke e pranuar mendimin e tyre mundet të kishte shpëtuar shumë jetë të vlefshme tek Zoti i botëve në atë ndodhi. Por këtu nuk jam për të gjykuar atë komandat heroik prej komandantëve të muslimanëve ,pasi (tilke umetun kad khalet) , Ai ishte një umet që iku, kaloi dhe ka për të fituar atë për të cilën punoi. Gjithsesi qëllimi i këtij shkrimi nuk është aq historik sesa analitik. Kjo ngarendje pas vdekjes (edhe pse tregon shumë për atë kohë, për qëllimet e muslimanëve në largimin nga  llukset  e kësaj bote) më sjell ndërmend rënien e disave (që realisht nuk është se kanë atë guxim dhe devotshmëri si të parët tanë) nga “ura e kaderit “.Pse e them kështu pasi disa janë akoma në betejë për të kuptuar realitetin e kaderit pasi aktet dhe thëniet e tyre  i rrëzojnë ata nga ajo që më parë e quajta “ura e kaderit”. Pra cublliku në islam ka vendet dhe rrethanat e veta në të cilat edhe mundet të shfaqet por kurrsesi nuk është e konceptueshme jashtë atyre rrethanave apo kushteve individuale apo sociale. Ndaj kurajua e disa muslimanëve në disa situata të panjohura për ta më duket si ai pretenduesi i cili me aktet dhe fjalët e tij pretendon se e njeh kadanë e Zotit, pra si një “njohës” (araf) i asaj që akoma nuk eshte materializuar.

Por çfarë është kadaja dhe kaderi?

Kaderi është :Paracaktimi nga ana e Allahut qysh më parë i çdo gjëje që ka ndodhur dhe do të ndodh në botë. 
Ndërsa Kada-ja është dalja në shesh, manifestimi,kryerja e gjërave të njohura dhe të përcaktuara nga Zoti qysh më parë.
Por kaderi është në harmoni me ligjet e Allahut apo ligjet e tij janë harmonikisht të bashkërenduara nga ky kader.
Pjesë e këtyre ligjësie është edhe logjika që Allahu i ka dhënë njeriut në përcaktimin e dëmeve dhe dobive. Kështu nëse njeriu e përplas me vullnet grushtin pas murit dhe dëmtohet nga kjo goditje ai nuk mundet të fajësojë Allahun për çka i ndodhi, dhe as të thotë se kjo ishte pjesë e kaderit, pasi Allahu ka vendos që nëpërmjet këtyre ligjësive muri të jetë më i fortë sesa trupi njerëzor.

Pra me pak fjalë përgjegjshmëria morale që i është dhënë njeriut është në përputhshmëri me ligjin kozmik shkak-pasojë në mënyrë që mos  ti ngarkohet kaderit një faj i mundshëm i vet njeriut. Ndërsa nga ana tjetër kaderi e largon pesimizmin pasi njeriu e di se nëse vepron mirë kjo është se Allahu e ka dashur manifestimin e kesaj mirësie ndërsa nëse gjen keq kjo është pasojë e veprave të tij të këqija. Allahu thotë :“çdo e mirë që të vjen është nga Allahu, kurse çdo e keqe, nga vetja jote”
Pra besimi në kaderin duhet të jetë burim suksesi për besimtarin dhe jo shkak dehjeje emocionesh apo teorish të paverifikuara.
Por jo çdo gjë që del në pah, manifestohet është rezultat i ndonjë dije njerëzore, pasi dija njerëzore vetëm mundet ta pranojë si të tillë kaderin, pa mundur të ndërhyjë apo njohi paraprakisht diçka që ka lidhje me të.
Dhe as mundet të justifikojë ndonje mendim teorik atipik individual me besimin në kader.

Për këtë pjesë  e perceptimit përgjatë “urës së kaderit”  është  edhe dëmtimi i  gjakut apo jetës së besimtarit. Pra ti marrësh në qafë të tjerët si pasojë e një mendimi /vendimi  atipik anakronik. Abdullah ibn Amr ibn As thotë: “E pashë Pejgamberin s.alejhi selam duke bërë tavaf rreth Qabesë dhe thoshte: “Sa e bukur që je dhe sa e bukur është aroma jote. Sa je madhështore dhe sa i lartë është vendi yt te Allahu. Pasha Allahun e Madhërishëm, nderi i besimtarit te Allahu është më i madh se nderi yt, oj Qabe. Pasuria e tij, gjaku i tij, dhe të mos të mendohet ndryshe vetëm mirë. Pasha Allahun, prishja e Qabesë, gur për gur, është mëkat më i vogël te Allahu se të fyesh nderin e besimtarit apo derdhjen  e gjakut të tij.” (Ibn Maxhe).

Ndaj disa që sot arsyetohen me kaderin e Zotit në këtë gjendje pandemike janë si puna e disa aventurierëve të cilët nisen për guide turistike në një vend te panjohur për ta por pa marrë me vete pajisjet e duhura per vendet malore të atij vendi apo guidën e cila i njeh mirë ato vende e kështu nëse dëmtohet nuk mundet të fajësojë vetem se veten e vet por kurrsesi autoritetin e atij vendi (pra metaforikisht kaderin).
Thuhet se nje hajdut erdhi tek një gjykatës ndërsa ai e pyeti se përse vodhe ai i tha vodha sipas kaderit dhe kadasë së Zotit. Atëherë i tha gjykatesi edhe ne po ta presim dorën sipas kadasë dhe kaderit të Zotit.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re