Skip to content

“Beteja ime tani në parlament, duam edhe…”/ Rudina Hajdari zbulon detaje nga takimi për Reformën Zgjedhore

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit politik për Reformën zgjedhore. Pas takimit, deputetja Rudina Hajdari u shpreh se aspekti politik i punës në këshill përfundoi dhe tani fjalën e kanë fjalën ekspertët. Hajdari këmbënguli në kërkesat e opozitës parlamentare, madje duke kërkuar edhe numërim elektronik, teksa për identifikimin u ra dakord më parë.

“Këshilli Politik e ka përfunduar pjesën politike të marrëveshjes. Tani po flasim për gjëra që i kanë në dorë ekspertët. Kemi rënë dakord për marrëveshjen që riktheu LSI dhe PD.

Tani duhet ta kodifikojmë. Beteja ime tani është në parlament ku do diskutojmë gjerësisht për element që duhet t’i shtohen reformës zgjedhore, pa ndryshuar marrëveshjen, por duke shtuar disa elementë.

Ne do shkojmë duke propozuar element shtesë duke propozuar lista të hapura. Do propozojmë ndryshim sistemi, atë proporcional me lista të hapura.

Do ngulim këmbë mbi propozimin e votës së diasporës. Ata emigrantë që e kanë mbajtur Shqipërinë me remitanca t’i jepet kjo e drejtë. Ne jemi të qartë për atë që duam. Tek administrate zgjedhore duhet të shohim mundësinë e numërimit elektronik. Beteja ime në këshillin politik ka mbaruar”, deklaroi ajo.

/shqip