Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se situata brenda PD-së nuk mund të zgjidhet nga asnjë vendim gjykate.

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në Neës24, Tabkau u shpreh se sipas saj është faji i vetë demokratëve që duan të transferojnë situatën te mazhoranca, e cila tha ajo,  është e kënaqur me këtë situatë dhe kërkon ta zvarrisë sa më shumë.

Deputetja demokrate shtoi më tej se “dëshira dhe vullneti i deputetëve  ka qenë e qartë për përfaqësimin. Bardhi ka marrë votën e deputetëve që kanë firmosur si shumicë që ai të jetë kryetari i grupit parlamentar”.

“Këtë nuk e zgjidh asnjë vendim gjykate. Është faji jonë që duam ta transferojmë te mazhoranca që është e kënaqur me këtë situatë dhe kërkon ta zvarrisë. Sot mazhoranca ka interes që debatin mos ta ketë me ne, por ne ta kemi me veten tonë.

Dëshira dhe vullneti i deputetëve  ka qenë e qartë për përfaqësimin. Bardhi ka marrë votën e deputetëve që kanë firmosur si shumicë që ai të jetë kryetari i grupit parlamentar. Duhet të shohim fytyrat e ministrave si qeshin që të kuptojmë se beteja jonë e brendshme nuk duhet të bëhet në parlament”, tha ajo ndër të tjera.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re