Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha sot nga Lezha se beteja e saj në opozitë është me të gjithë socialistët e zhgënjyer për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve.

Kryemadhi tha se ka ende lidhje me socialistët e fillimeve të kësaj partie, të cilët sot tha kryetarja e LSI ankohen për taksat e larta, faturat e larta të ujit dhe energjisë elektrike.

“Lidhjet e mia me socialistët e asaj kohe që sot s’janë më të rinj por burra e gra vazhdojnë. Në tavolina me ta diskutojmë pafund probleme. Ajo që i vret sot socialistët është: Monika kemi 4 vjet që dëgjojmë premtime, premtime e zero realizime.

Shikojmë një shesh që është shtruar  para një viti rishtrohet edhe një here, një shkollë që është ndërtuar para një viti e shëmbim se gjoja është dëmtuar nga tërmeti. Nuk hapin vende pune por po na mbyllin dhe ato pak biznese që po na mbajnë gjallë.

Na shtojnë kilovat orët më shumë se sa harxhojmë, kemi fatura shumë të shtrenjta të ujit poshtë dyerve.

Sot s’ka socialistë që do të pranojë mashtrimet e Ed Ramës dhe Rilindjes, nuk ka socialistë që s’do punë e pagë të mirëpaguar, s’ka socialistë që s’do taksa të ulëta, ska socialistë që sdo fëmijën e tij në shtëpi.

Njerëzit janë të gjithë njëlloj para zotit e ligjit. S’ka flamur politik që i tjetërson ato.

Beteja jonë është e përbashkët me socialistët e ndershëm, me socialistët e zhgënjyer për të kthyer djemtë dhe vajzat tona në Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”.

Kryemadhi tha se në 25 prill nuk është me rëndësi se cili flamur votohet, por që qytetarët “të votojnë kundër Edi Ramës”.

“Ju kërkoj të zgjoheni, të ndryshoni, se vetëm kështu garantojmë arsim cilësor për ju, vëllezërit, miqtë, që garanton punësim të mirëpaguar, duke reflektuar dhe reaguar do ndryshojmë shërbimin shëndetësor, që sot përballet me papërgjegjshmërinë e menaxhimit të pandemisë. E dini që sot në spitalin e Lezhës nuk mund të shtrohet një i sëmurë me Covid e shumica sëmuren nga paniku e shkojnë në spital në gjendje shumë të rëndë, s’ka protokoll. Të tërë janë në një tjerr informative, janë peng i cmimeve të larta, se mjekët e vërtetë janë në krye të detyrës e sot pas  7 muajve të premtimeve boshe të Ramës akoma s’kanë marrë pagat e muajit mars e prill. E pra kjo nuk është cështje vote, por cështje kombëtare për të ndryshuar këtë sekt që ka marrë peng Shqipërinë.

Sot flitet më shumë për gjoba, fluturat e ëndrrave të Ramës se sa të flitet për të ardhmen e kombit tonë.

Të votojnë kundër Edi Ramës, rilindjes e cdo segmenti të Ramës që kërkon të tjetërsojë zhduke të ardhmen e të ndërrojë identitetin tonë. Ndaj ju bëj thirrje përfshihuni në vendimmarrje, politikë, ekonomi, mos lini injorantë që të ndryshojnë historinë tonë, letërsinë e gjuhën tonë, të cilën në këto 4 vjet s’kemi më Vaso Pashën, vëllezërit Frashëri, por kemi çfarë bëri Turi se na iku truri”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re