Skip to content

Beteja kundër koronavirusit, Boris Johnson prezanton paketën 330 miliardë paund për të shpëtuar bizneset

Qeveria britanike ka bërë gati një fond prej 330 miliardë paundësh që do të ofrohet në formë huaje  për bizneset.

Masat e reja vijnë në kuadër të luftës kundër përhapjes së koronavirusit në vend ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 1,950.

Kryeministri i vendit, Boris Johnson deklaroi gjithashtu se mbyllja e shkollave do të vazhdojë. Vetëm gjatë ditës së sotme në Angli u regjistruan 407 raste të reja me Covid-19. /abcnews.al/