Antigona i është kthyer luftës. Po përballet për herë të dytë me kancerin e gjirit. Ishte 38 vjeçe kur kuptoi se diçka në trupin e saj nuk po shkonte si duhej. Pas një vetëkontrolli, vizita të njëpasnjëshme të mjeku, kimioterapi e nje nderhyrje kirurgjikale. Tre vjet më pas gjithçka nisi nga e para, por Antigona thotë se në këtë betejë ka hyrë më e fortë së në fillim.
“Në këtë sëmundje nuk mbaron beteja kur marrim përgjigje te mirë ajo vijon shumë më gjatë. Jam një nga rastet që i është rikthyer përsëri, por kjo nuk do të thotë se jam më e dobët se herën e parë sigurisht tani besoj se jam dhe më e fortë.”
Më shumë se dy gra në ditë diagnostikohen me kancer gjirin në vendin tonë. Vitin e shkuar sipas Institutit të Shëndetit Publik u zbuluan 805 raste të reja. Në muajin e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje mjekët apelojnë për tju nënshtruar kontrolleve periodike.
“Jo çdo njeri që bën depistim është pacient pra nuk duhet te kemi frikë nga depistimi. Nuk duhet të jetë vetëm për tetorin.”
Rritje të rasteve mjekët vërejnë tek moshat 50- 70 vjeç ku problem mbetet kapja e sëmundjes në fazë të vonë, fakt që ndikon në ecurinë e saj. Vitin e shkuar sipas Institutit të Shëndetit Publik nga kanceri i gjirit humbën jetën 224 gra.